Pas një periudhe moti disi më të ftohtë, Bosnja dhe Hercegovina u godit përsëri nga një valë e nxehtësisë dhe sot në qytetin e Mostarit, në ora 15:00 u mat temperatura më e lartë në Evropë.
Sipas faqes në internet të Weather Online, një temperaturë prej 41 gradë Celsius u regjistrua në Mostar, e cila vendosi qytetin në majë të Evropës.
Ndërkohë, qyteti shqiptar i Elbasanit ishte në mesin e dhjetë qyteteve me temperaturat më të larta, ku shifrat kanë treguar 39 gradë Celsius.
Në pozitën e dytë u rendit qyteti turk, Sanliurfa, e cila regjistroi temperatura prej 40 gradë Celsius, ku e njëjta u mat edhe në Mardin, Siirt (Turqi) dhe Foggia të Italisë.
Theksojmë se në vendin tonë regjistruar temperatura prej 35 gradë Celsius në qytetin e Prizrenit.
Ndryshe, temperaturat e larta mund të priten në ditët në vijim, me pritjen e reshjeve të shiut ose bubullimës në disa pjesë të Evropës gjatë fundjavës, të cilat me siguri do të “qetësohen”. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...