Dëborë e ngrica. Kështu po mbyllet java e dytë për perëndimin e Kanadasë dhe veriperëndimin e Shteteve të bashkuara, ku dëbora i ka kaluar tashmë 38 cm dhe shumë më shumë priten në ditët në vijim, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Janë me dhjetëra shtetet amerikane që po përjetojnë temperaturë ekstreme këtë pjesë të dytë të janarit, që duket që do të zgjasë deri në fillim të shkurtit. Miluoki ka ngrirë i gjithi, me rrugët që janë shndërruar në pista kishë ndërsa banorët e Uashingtonit do ta shfrytëzojnë dëborën e parë për këtë dimër gjatë të gjithë fundjavës.
Edhe banorët e Nju Jorkut do të shfrytëzojnë ngricat në rrugë, që duket se vetëm shtohen orë pas orë, teksa një tjetër stuhi pritet gjatë fundjavës. Më shumë se 70 milionë amerikanë janë paralajmëruar për dimrin e ashpër, nga Oregon në Mein.
Në disa zona, sipas Shërbimit Kombëtar, temperaturat kanë rënë deri në -45 gradë celcius ndërsa Teksas ka paralajmëruar për erëra të acarta, në temperature krejt të pazakontë, deri në -32 gradë celcius. Vetëm këtë javë 27 vetë kanë humbur jetën për shkak të hipotermisë dhe aksidenteve automobilistike, për shkak të rrugëve të ngrira./A2CNN
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...