Temperatura deri 51 gradë, shteti i Iranit mbyll gjithçka për dy ditë

17:52 | 2 Gusht 2023
KRG

Autoritetet në Iran kanë vendosur që dy ditët e ardhshme t’i shpallin pushim për shkak të të nxehtit ekstrem që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë.

Mes të tjerash, autoritetet kërkojnë nga njerëzit me probleme shëndetësore që të qëndrojnë në shtëpi në momentet e pikut të të nxehtit dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Irani po vuan një të nxehtë të paprecedentë dhe në disa qytete si Ahvaz termometri ka shkuar mbi 51 gradë Celsius. Temperaturat do të qëndrojnë të larta dhe për disa ditë sipas parashikimeve, ndërkohë që spitalet janë në gatishmëri të plotë.

Valë të nxehti ekstreme kanë përfshirë shumë vende të globit këtë verë dhe ekspertët e lidhin këtë gjë me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriut./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme