Temperaturat të cilat janë ulur në minus 15 gradë Celsius kanë shtuar mjerimin e banorëve kinezë që humbën shtëpitë e tyre pas tërmetit me magnitudë 6.2 natën e të hënës së 18 dhjetorit, dhe kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.
Reauters ka sjellë dëshmitë e të mbijetuarve të pastrehë nga tërmeti. Një ndër to është Ma Haijie, e cila u shpreh se fëmijët e saj po flinin në çadrën e improvizuar të një fqinji, ndërsa përpiqeshin të jetonin pa një shtëpi.
Në një vend ndihme, dhjetëra të mbijetuar të pastrehë nga tërmeti ishin në radhë jashtë tendave të urgjencës për të marrë ushqim, ujë dhe furnizime ditore nga vullnetarët.
Tërmeti tronditi qarkun Jishishan pranë kufirit që lidh provincat Gansu dhe Qinghai.
Në Gansu, më shumë se 207,000 shtëpi u shkatërruan dhe gati 15,000 shtëpi u shembën, duke prekur më shumë se 145,000 njerëz. Më shumë se 128,000 artikuj të furnizimit emergjent, duke përfshirë tenda, jorgan, dritat e tendës dhe shtretërit e palosshëm, u dorëzuan ndërsa ushqime të tilla si simite me avull dhe petë të menjëhershme iu dhanë viktimave, sipas medias shtetërore./abcnews.al
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...