Pandemia e coronavirusit, Kina, tarifat tregtare, rregullimi i teknologjisë, ndryshimi i klimës dhe demokracia janë vendosur të kryesojnë agjendën e samitit të parë BE-SHBA, nën presidentin Amerikan Joe Biden.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mirëpresin Biden të martën për të diskutuar një larmi çështjesh të pazgjidhura midis dy partnerëve të Atlantikut, shkruan bbc.
Takimi i nivelit të lartë vjen vetëm disa ditë pas G7, ku Biden, von der Leyen dhe Michel u takuan personalisht për herë të parë dhe samitin e NATO-s të hënën.
Siç ishte thënë, presidenti amerikan është i vendosur të përdorë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit për të formuar një aleancë të partnerëve të një mendjeje për t’u përballur me rritjen e fuqisë së Kinës.
Samiti BE-SHBA pritet të përfshijë një komunikatë.
Sidoqoftë, gjatë takimeve, temë e diskutimit pritet të jenë edhe çështjet që kanë të bëjnë edhe me Ballkanin Perëndimor, gjë që është konfirmuar edhe në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.
“Ndërtoni një botë më të fortë, më demokratike dhe paqësore: Udhëheqësit do të angazhohen për të mbështetur demokracinë, për të mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogët SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet ndër tjerash në një njoftim të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...