Rusët janë këshilluar që të grumbullojnë ushqimet më të mira në strehimoret e Luftës së Tretë Botërore, për shkak të tensioneve në Siri të cilat mund të çojnë në konflikt global.
Transmetuesi shtetëror rus Rossiya-24 ka sugjeruar furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga radiacioni, transmeton portali arbresh.info.
Shikuesve u është thënë që të paketojnë oriz që mund të ruhet deri në tetë vite, bollgur për tri deri në shtatë vite, por të heqin dorë nga hikërrori i preferuar rus, i cili zgjatë vetëm një vit.
“Natyrisht, ju mund të mbijetoni me mish të konservuar për një kohë të gjatë, deri në pesë vjet, ndërsa peshku i konservuar ka afat deri në dy vjet”, thotë prezantuesi rus.
Prezantuesi televiziv Alexey Kazakov tha: “Jeta në nëntokë do të jetë e zorshme për ata që duan gjërat e ëmbla. Çokollatat, ëmbëlsirat, qumështi i kondensuar, të gjitha këto duhet të lihen prapa.
“Po, glukoza është burim i madh energjie, por ëmbëlsirat shkaktojnë etje, dhe uji do të bëhet burimi më i çmueshëm për banorët e strehëve bërthamore”.
Më tej ekspertët kanë thënë se duhet të merret sa më shumë ujë, sepse njeriu mund të jetojë disa javë pa bukë, por pa ujë deri në tri ditë vetëm mund të shtyhet.
Këto këshilla të rusëve vijnë pas kërcënimeve të Donald Trumpit për ndërhyrje ushtarake në Siri, ndërkohë që Britania gjithashtu ka konfirmuar përfshirjen./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit