Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Anders Nilsson, tha se stacionet bazë 5G janë aktivizuar kryeqytetin Stokholm, si dhe në qytetet Göterborg dhe Malmö.
Kompania suedeze e telekomunikacionit, Tele2, njoftoi se për herë të parë ka kaluar në rrjetin 5G të qasshëm për qytetarët.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Anders Nilsson, tha në një deklaratë se stacionet bazë 5G janë aktivizuar në kryeqytetin Stokholm, si dhe në qytetet Göterborg dhe Malmö.
Nilsson tha se përdoruesit që kanë telefona të gjeneratës së re, duke filluar nga qershori, do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin 5G pa paguar shtesë.
“Shumica e telefonave aktualë nuk janë të përshtatshëm për teknologjinë 5G”, tha ai.
Sipas tij, kompania që drejton është operatori i parë që filloi me përdorimin e rrjetit 4G për herë të parë në Suedi.
“Pas dhjetë vjetësh, ne gjithashtu u bëmë të parët në Suedi që aktivizuam rrjetin 5G në përputhje me standardet globale dhe po e lëshojmë atë në përdorim”, shtoi Nilsson.
Teknologjia 5G parashikohet të arrijë dhjetë herë nivelin e transferimit të të dhënave në krahasim me teknologjinë e gjeneratës së katërt./AA/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...