Franca dhe Gjermania kanë furnizuar me armë Rusinë. Dy shtetet perëndimore kanë shitur pajisje ushtarake në një vlerë prej 273 milion eurosh, armë që tani mund të përdoren kundër Ukrainës, shkruan Telegraph.
Ata dërguan pajisje, të cilat përfshinin bomba, raketa, dhe armë, në Moskë, pavarësisht një embargoje të gjerë të BE-së për dërgesat e armëve në Rusi, e futur në vazhdën e aneksimit të Krimesë në vitin 2014, shkruan The Telegraph.
Komisioni Evropian u detyrua këtë muaj të mbyllte një boshllëk në bllokadën e tij pasi u zbulua se të paktën 10 shtete anëtare eksportuan pothuajse 350 milionë euro pajisje për regjimin e Vladimir Putinit.
Rreth 78 për qind e këtij totali u furnizua nga firmat gjermane dhe franceze. Olaf Scholz, kancelari gjerman, është përballur me kritika të ashpra këtë javë për hezitimin e tij për të ofruar armë të rënda për Ukrainën. Përpjekjet e Emmanuel Macron për të negociuar me Putinin gjithashtu e kanë vendosur atë ne qendër të kritikave.
Si Parisi ashtu edhe Berlini i kanë rezistuar një ndalimi të BE-së për blerjen e gazit nga Rusia, me bllokun që aktualisht i paguan Moskës 1 miliardë euro (840 milionë £) në ditë për furnizimet me energji.
Raporti i BE-së doli pasi një komandant i lartë rus tha se Moska kishte zgjeruar qëllimet e saj për të marrë “kontrollin e plotë” të Ukrainës jugore, si dhe rajonin lindor të Donbasit.
Kritikat u shtuan kur u zbulua se firmat gjermane kishin përdorur një boshllëk në një embargo të BE-së për eksportet e armëve në Rusi, duke bërë shitje në vlerë prej 121 milionë euro (107 milionë £) të armëve si pushkë dhe automjete të mbrojtjes speciale, në Moskë. .
Krahas bombave, raketave dhe silurëve, firmat franceze nga ana tjetër dërguan kamera me imazhe termike për më shumë se 1000 tanke ruse, si dhe sisteme navigimi për avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues.
Një burim i lartë i BE-së tha se “Është koha që Franca dhe Gjermania të zgjohen dhe të bëhen të vërteta“. Cristian Terhes, eurodeputeti rumun që ndau analizën e BE-së, tha: “Ndërsa Ukraina po thërret dëshpërimisht për armë për t’u mbrojtur nga pushtimi i Putinit, Gjermania dhe Franca heshtin, por ishin mjaft të lumtura që në heshtje dhe në mënyrë të turpshme i shesin mallrat e tyre Moskës”./tch/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...