Të paktën një person është në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë në një rrugë në qendër të Tel Avivit të shtunën, tha policia izraelite. Autori i dyshuar i sulmit u qëllua më pas për vdekje nga organet e rendit, tha për median izraelite kryetari i bashkisë Ron Huldai.
Një zyrtar i lartë i policisë izraelite tha se autori i sulmit ishte “me sa duket” banor i qytetit palestinez të Jenin-it, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Një zëdhënës i policisë tha për median publike izraelite se autori i sulmit ishte “neutralizuar”, por nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin në fjalë.
Të shtënat vijnë një ditë pas vrasjes së një adoleshenti palestinez nga civilët izraelitë në një fshat palestinez të Bregut Perëndimor.
Uashingtoni ka shprehur shqetësime lidhur rritjen e sulmeve nga kolonët hebrenj në fshatrat palestineze të Bregut Perëndimor. Dhuna është përkeqësuar që nga viti i kaluar mes shtimit të bastisjeve nga izraelitët dhe sulmeve të palestineze në rrugë kundër izraelitëve.
I plagosuri në gjendje të rëndë është punonjës i patrullës bashkiake, sipas zyrtarit më të lartë të qytetit Ron Huldai, i cili tha se punonjësi i ishte afruar autorit të sulmit pasi kishte vërejtur diçka të dyshimtë, para se të qëllohej nga autori i sulmit./VOA
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës