Tel Aviv: Mijëra izraelitë e kanë mbështetur krijimin e shtetit palestinez

11:04 | 28 Maj 2017
arbresh.info

Mijëra izraelitë janë tubuar mbrëmë në Tel Aviv në mbështetje të krijimit të shtetit palestinez, ndërsa pjesëmarrësit e kanë bartur mbishkrimin “Dy shtete, një shpresë”.

Avi Buskilia, udhëheqës i organizatës joqeveritare izraelite, Paqe Tash, tha se pjesëmarrësit e marshimit po protestonin kundër “mungesës së ofrimit të shpresës nga qeveria, e cila kryen okupim, dhunë dhe racizëm”, shkruan REL.

Organizuesit thanë se me këtë protestë është planifikuar shënimi i 50 vjetorit të okupimit izraelit të tokës palestineze.

“Ka ardhur koha që të dëshmohet tek izraelitët, palestinezët dhe e gjithë bota, se një segment i rëndësishëm i popullatës izraelite e kundërshton okupimin dhe dëshiron zgjidhje me dy shtete”, tha Buskila.

Isaac Herzog, lider i Partisë Laburiste në opozitë në Izrael, ka marrë pjesë në këtë tubim.

Para 50 vitesh, Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania, gjatë luftës gjashtëditëshe me shtetet fqinje arabe, transmeton arbresh.info.

Aneksimi i Jerusalemit Lindor nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Në mesazhin dërguar protstuesve, presidenti i Autoritetit Palesatinez, Mahmud Abbas, tha se “është koha për të jetuar së bashku në harmoni, siguri dhe stabilitet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme