Teksasit i duhet të lëvizë një pengesë të madhe lundruese që guvernatori Greg Abbott vendosi në lumin midis ShBA-së dhe Meksikës, si pjesë e përpjekjeve të republikanëve për të ndaluar emigrantët të kalojnë kufirin jugor të Amerikës.
Gjykatësi i qarkut të ShBA-së, David Ezra, lëshoi një urdhër që e detyron Teksasin që të lëvizë pengesën nga uji dhe në breg të lumit deri më 15 shtator, kjo pasi Ezra e quajti pengesën një kërcënim për sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve fqinje.
Ezra hodhi gjithashtu dyshime mbi arsyetimin e Teksasit për pengesën, duke shkruar se shteti nuk prodhoi asnjë “provë të besueshme që pengesa e vendosur e ka kufizuar ndjeshëm imigracionin e paligjshëm”.
“Vendimi i sotëm i gjykatës thjesht zgjat refuzimin e qëllimshëm të Presidentit Biden për të pranuar se Teksasi me të drejtë po ecën përpara për të bërë punën që duhet të kishte bërë gjatë gjithë kohës”, tha guvernatori Abbott.
Administrata e Biden tha gjithashtu se pengesa ujore ngriti shqetësime humanitare dhe mjedisore.
Teksasi vendosi pengesën pranë qytetit kufitar Eagle Pass duke vendosur spiranca në shtratin e lumit. Eagle Pass ka numrin e dytë më të lartë të kalimeve të emigrantëve këtë vit, shkruan AP.
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj