Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që ka shkaktuar stuhia tropikale “Imelda” e cila ka goditur shtetin e Teksasit në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë njoftuan se njëri nga viktimat ka pësuar në tentativë për të shpëtuar nga përmbytjet automjetin e tij në afërsi të Aeroportit George Bush në qytetin e Houston-it, ndërsa viktima tjetër është rrëmbyer nga ujërat në qytetin Jefferson.
Zyrtarët thanë po ashtu se të paktën 1.000 persona janë evakuuar në vende të sigurta.
Ndërkohë, së paku 900 fluturime janë anuluar në Houston si pasojë e stuhisë tropikale.
Autoritetet meteorologjike kanë njoftuar se shumë rajone të Teksasit prej tri ditësh janë përfshirë nga reshje të fuqishme, ndërsa paralajmëruan se intensiteti i stuhisë do të zvogëlohet në vijim.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...