Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka njoftuar planet që shteti të ndërtojë murin përgjatë kufirit me Meksikën.
Republikani e bëri njoftimin gjatë një konference shtypi në ‘Samitin e Sigurisë Kufitare’ në Del Rio dhe tha se do të diskutonte javën tjetër planin, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
“Ne duhet të ndërtojmë një kufi [mur]. Unë kam qenë këtu poshtë duke biseduar me njerëzit në Luginën e Rio Grande dhe mënyra se si ata janë duke u tejkaluar është e dënueshme”, ‘tha Abbott për Fox News të enjten në mbrëmje.
“Është katastrofike ajo që ka bërë administrata e Bidenit”, shtoi ai.
Në muajin e parë në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden ndaloi ndërtimin e murit kufitar midis SHBA dhe Meksikës – një politikë kryesore e paraardhësit të tij, Donald Trump.
Ndryshe, numri i emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor arrin nivelet më të larta 20-vjeçare, vendimi për të ndaluar ndërtimin është kritikuar nga shumë republikanë. /arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...