Në mesin e viktimave gjatë sulmit në Kishën Baptiste në Teksas, ka mbetur e vdekur edhe vajza 14-vjeçare e pastorit.
“Annabelle ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i veçantë”, tha pastori Frank Pomeroy për mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
Vajza, emri i plotë i të cilës është Annabelle Renee Pomeroy, ishte vajza më e vogël e pastorit, e cila humbi jetën bashkë me 26 persona të tjerë sulmit të armatosur.
Policia ka konfirmuar se 27 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Presidenti Trump, i cili ka theksuar se “është duke e monitoruar situatën nga Japonia”./arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...