Vala e pazakontë e ngricave në Teksas ka sjellë probleme të mëdha për banorët.
Por temperaturat e pazakonta për këtë rajon kanë sjelle dhe një fenomen tjetër që nuk ishte vënë re më parë: me qindra lakuriqë nate kanë mbushur rrugët, të ngordhur nga i ftohti i madh la miliona vetë në Teksas pa energji elektrike apo ujë të pijshëm.
Hjustoni është strehë e një kolonie të përhershme lakuriqësh nate meksikanë të cilët grumbullohen poshtë një ure në qendër të qytetit. Kjo specie nuk është e mësuar me temperaturat nën zero, të cilave nuk i reziston dot.
Gjatë stuhisë tropikale Harvey, ne humbëm gati dy të tretat e kësaj kolonie. Lakuriqët e natës që i mbijetuan uraganit u kthyen sërish dhe e ripopulluatën urën. Ata e ringritën koloninë e tyre, por tani morën një tjetër goditje të fortë.
Autoritetet sakaq i kanë paralajmëruar banorët që të mos i prekin lakuriqet e natës nëpër rrugë, të ngordhur ose jo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...