Komandanti i lartë i Forcave të Kudsit të Iranit ka paralajmëruar se çdo veprim kundër vendit të tij do të “bej vetëm dëm”, ndërsa ka theksuar se Teherani ka “varrosur shumë njerëz si Trump”.
“Ne nuk jemi vend lufte, por çdo veprim ushtarak kundër Iranit do të bëjë dëmë dhe kërcënimet e Trump ndaj Iranit do të dëmtojnë vetëm Amerikën, pasi ne kemi “varrosur” shumë njerëz si Trump”, tha Esmail Ghaani, nënkryetari i Forcave të Kudsit, një krah i jashtëm i Korpusit të fuqishëm revolucionar islamik (IRGC), njofton Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve Tasnim, transmeton portali arbresh.info
IRGC është njësia më e fuqishme e sigurisë në Iran dhe mban kontroll mbi pjesë të mëdha të ekonomisë së vendit dhe ka ndikim të rëndësishëm brenda sistemit të tij politik.
Paralajmërimi i tij erdhi dy ditë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi një reagim të ashpër nëse Presidenti Trump shfuqizon marrëveshjen bërthamore të nënshkruar gjatë administratës së Obamës.
Presidenti amerikan ka kritikuar marrëveshjen, duke e quajtuar atë “marrëveshjen më të keqe të arritur ndonjëherë”./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit