Irani hodhi poshtë të premten konkluzionet përfundimtare të Samiti të organizuar në Mekë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), me arsyetimin se nuk pasqyrojnë pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare të OIC-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbs Mousavi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA, ka akuzuar nikoqirin e samitit Arabisë Saudite duke thënë se “po shfrytëzon muajin e shenjtë të Ramazanit dhe qytetin e shenjtë të Mekës për të adresuar akuza kundër Iranit”.
Mousavi mes tjerash ka akuzuar Riadin zyrtar se ka lëshuar rastin që përmes Ditës Ndërkombëtare të Kudsit dhe takimit të OIC-së, të ushtroj presion për të drejtat e popullit palestinez, dhe se në vend të kësaj ka zgjedhur të mbjell mosmarrëveshje midis vendeve myslimane dhe atyre të rajonit.
Sjellja e Arabisë Saudite në samitin e së enjtes,tha ai, “është në përputhje me përpjekjet e kota të SHBA-ve dhe regjimit sionist kundër Iranit”.
Një deklaratën përfundimtare të samitit Irani akuzohet për mbështetjen që ja bën grupit rebel Houthi të Jemenit, dhe për pushtimin e paligjshëm të tre ishujve në Gjirin Persik, si dhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Sirisë dhe Bahrejnit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?