Rusët kanë bombarduar një teatër në Mariupol ku ishin strehuar me qindra civilë. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Bashkiak i qytetit, raporton CNN.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka postuar një foto të teatrit të qytetit ukrainas në të cilin thuhet se janë strehuar me qindra njerëz, pasi pësoi dëme të mëdha në një bombardim.
Sipas Këshillit, forcat ruse e kanë targetuar me qëllim Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit ndërsa njoftohet se bomba u hodh nga një avion. Nuk ka ende të dhëna për numër viktimash.
Këshilli shtoi në kanalin e tij Telegram: “Është ende e pamundur të vlerësohet përmasat e këtij akti të tmerrshëm dhe çnjerëzor, sepse zonat e banuara të qytetit po vijojnë të bombardohen. Dihet se pas bombardimeve u shkatërrua pjesa qendrore e Teatrit dhe hyrja është shkatërruar.”
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...