Gjashtë oficerë policie, të cilët krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen dhe bën shaka për emigrantët shqiptarë, duke thënë se “duhet të vriten para se të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar”, u dënuan për abuzim me detyrën.
Pas një ankese anonime në një nga agjencitë e raportimi të abuzimeve, autoritetet vendosën përgjues ndaj oficerëve të krimit të organizuar dhe zbuluan një kulturë të gjerë racizmi e seksizmi.
Oficerët talleshin me kolegun e tyre me ngjyrë Solomon Koranteng, duke e quajtur “qen të racës së përzier”, i thonin se “kishte ardhur me arkë nga Afrika” apo se duhej çuar “në kopshtin zoologjik të Londrës”.
Tre nga oficerët e njësisë ishin regjistruar duke thënë se “emigrantët shqiptarë duhet qëlluar me armë” që të mos hyjnë në Angli, apo duheshin vrarë me “agjent nervor”. Të gjashtë ata u shpallën fajtorë për abuzim të rëndë me detyrën dhe dënimi pritet të jepet në ditët në vijim.
Avokatët e tyre të mbrojtjes pretendonin se stresi i punës dhe ngarkesa e madhe e njësisë kishte krijuar lidhje të forta mes grupit prandaj shpeshherë ata “harronin të vendosnin filtra” në komunikimet e tyre.
Vetë oficerët argumentonin se hetimet ndaj tyre “humbisnin qëllimin e punës së tyre”, por prokurorët thanë se sjellja e tyre kishte krijuar një kulturë toksike në njësinë elitare të policisë, ku çdokush mund të thoshte çdo gjë pa u trembur nga ndëshkimi./kohajone/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...