Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e së enjtes në Fakultetin e Filozofisë, Universiteti Charles në Pragë. Për pasojë, disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur
Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth numrit të viktimave apo rrethanave të sulmit të së enjtes në kryeqytetin e Republikës Çeke.
Media shtetërore në vend, duke cituar policinë, raportojnë se personi që hapi zjarr është eliminuar.
Pas ngjarjes, sheshi u mbyll ndërsa qytetarët që ndodheshin aty u urdhëruan që të largoheshin dhe të qëndronin në shtëpi.
“Do t’u bëja thirrje të gjithë qytetarëve që janë duke qarkulluar në qendër të Pragës të respektojnë udhëzime te policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes,” deklaroi ministri i Brendshëm i vendit, Vit Rakusan.
Ndërkohë, kryeministri çek, Petr Fiala, e anuloi programin për të enjten dhe u nis për në Pragë duke u bërë qytetarëve thirrje që të ndjekin udhëzimet e lëshuara nga shërbimet e emergjencave.
‼️#Shooting at a university in the center of #Prague, #CzechRepublic. Prague According to media reports, the attacker used a long-barreled weapon with optics. There are reports of casualties and injuries.
At the moment, the entire Jan Palach Square and the surrounding area are… pic.twitter.com/dDw30wdUP6
— Voice of Europe 🌍 (@V_of_Europe) December 21, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...