Organet e rendit njoftojnë se një i dyshuar u gjet i vdekur të mërkurën, ndërsa policia reagoi ndaj një sulmuesi të armatosur dhe njoftimeve për viktima të shumta në Universitetin e Nevadës në Las Vegas.
Në një postim të universitetit në rrjetin X thuhet se një sulmues i armatosur ishte në ndërtesën e shkollës së biznesit dhe se policia po reagonte lidhur me njoftime të tjera për të shtëna pranë zyrave të unionit studentor.
Policia e qytetit Las Vegas shkroi në rrjetin X se një i dyshuar “është gjetur i vdekur”, rreth 40 minuta pas njoftimeve fillestare për të shtëna.
“Ky nuk është një test”, shkroi universiteti në rrjetin social, duke i këshilluar studentët që të fshiheshin. Studenti Matthew Felsenfeld tha se ai dhe rreth 12 shokë të klasës e fshehën në një ndërtesë pranë zyrave të unionit studentor.
“Është momenti kur i telefonon prindërit dhe u tregoni se sa shumë i doni”, tha Felsenfeld, student 21-vjeçar i gazetarisë. Ai tha se nuk dëgjoi të shtëna me armë zjarri dhe nuk pa ndonjë të plagosur, por tha se pa nga dritaret ndërsa policia u fut në ndërtesën fqinje. Pak më vonë policia i shoqëroi ata jashtë ndërtesës.
Një gazetar i agjencisë Associated Press pa një njësi të ndërhyrjes së shpejtë me shenjat e FBI-së në kampusin studentor, menjëherë pasi policia njoftoi për të dyshuarin e vdekur.
Zyrtarët e universitetit u kërkuan të pranishmëve në kampus që të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar dike thënë se ende vazhdojnë operacionet hetimore.
Universiteti me më shumë se 39,000 studentë shtrihet në një sipërfaqe prej 134 hektarësh rreth 4 kilometra nga qendra e qytetit Las Vegas.
Të shtënat ndodhën në një qytet që ende ruan plagët nga sulmi i armatosur më 1 tetor të vitit 2017 ku u vranë 60 vetë dhe qindra të tjerë u plagosën. Universiteti është rreth 5 kilometra nga vendi i ngjarjes./VOA
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...