Të shtëna në një shkollë fillore në Teksas, të paktën 15 të vdekur

23:01 | 24 Maj 2022
Trina Galanxhi

Katërmbëdhjetë nxënës dhe një mëses kanë humbur jetën pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas.

Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një mashkull 18-vjeçar që jetonte në zonë. Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 83 milje (133 km) nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës, transmeton portal arbresh.info

Abbott tha se sulmuesi përdori një pistoletë dhe ndoshta një pushkë gjatë të shtënave, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.

Dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme