Google ADS

Të shtëna në Malmo të Suedisë, katër të plagosur (Foto)

23:47 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Katër persona janë plagosur nga të shtënat në qytetin suedez të Malmos.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, motivi i të shtënave, për momentin ende është i panjohur.

Policia vendase, përmes një deklarate ka thënë gjithashtu se edhe gjendja e të lënduarve është ende e paqartë.

Ata thanë se nuk kishte ndonjë shkak për alarm publik.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë dëgjuar 15 deri në 20 të shtëna rreth orës 18:15 në qendër të qytetit.

Policia ishte menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkaq një rrugë është mbyllur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme