Të shtëna në Florida, ka edhe të vdekur

22:42 | 14 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet në Florida kanë raportuar pas të shtënave në një shkollë në Florida, ku fillimisht u tha se vetëm 20 persona janë plagosur.

Mediat amerikane raportojnë duke cituar autoritetet se ka edhe viktima, por nuk kanë dhënë një numër të saktë, transmeton portali arbresh.info

Sulmuesi është arrestuar dy orë pas incidentit, thonë autoritetet.

Të shtënat ndodhën rreth ores 14:00 sipas kohës lokale, në Marjory Stoneman Douglas, e cila është rreth 30 milje në veriperëndim të Fort Lauderdale, sipas Departamentit të Policisë në Koral Springs./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme