Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në juglindje të qytetit të Arizona-s.
Mediat në vend raportojnë se viktimat janë dy të rinj nga 19 dhe 20 vjeç.
Ndërsa, një 16-vjeçar është dërguar në spital, i plagosur rëndë.
Pesë të tjerë, 15, 16, 18, 18 dhe 19 vjeç kanë mbetur me plagë që nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.
Policia nuk i ka identifikuar ende viktimat dhe nuk ka ende informacion për shkaqet e të shtënave.
Ndërkohë, po ofrohet një shpërblim prej 1,000 dollarësh për ata që do të japin informacione që mund të çojnë në arrestim./A2
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...
Djali i Jakup Krasniqit: Mbështetjen e mora nga babai dhe sh...