Policia thotë se ka “viktima të shumëfishta” pas disa të shtënave në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni.
Raportet thonë se të shtënat kanë filluar rreth orës 23:20 të mërkurën në lokalin Borderline rreth 40 milje në veri-perendim të Los Angeles.
Zyrtarët kanë konfirmuar se i dyshuari ka vdekur, dhe kanë konstatuar se numri i viktimave ka arritur deri në 11 persona.
Së paku 200 persona janë raportuar se kanë qenë të pranishëm brenda lokalit gjatë një nate me muzikë vendore.
Një person me armë ka hapur zjarr në një restaurant në Kalifornia duke lënduar dhjetëra persona kurse i dyshuari është ende në kërkim shkruan BBC përcjell arbresh.info
Disa dëshmitarë kanë thënë për BBC kanë thënë se personi që ka hapur zjarr ka qenë burrë i cili ka shtënë me armë dore rreth 30 herë.
Në fillim burri gjuajti mbi rojën e lokalit dhe më pas u fut në restaurant.
Njerëzit thonë se ai hodhi “granata tymi në të gjithë vendin”.
Raportet lokale thonë se 11-20 persona janë plagosur.
Nuk është zbuluar ende shkalla e lëndimeve.
Kapiteni Garo Kuredjian i Zyrës së Sherifit të Ventura tha se është “ende një skenë aktive”.
Policia e ka përshkruar atë si një “incident masiv të fatkeqësive” dhe helikopterët po lëvizin lart./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...