Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë lagjes qeveritare të kryeqytetit ukrainas

10:42 | 25 Shkurt 2022
S D

“Spiunët” dhe “diversantët” ruse tashmë kanë hyrë në Kiev.

AP tani raporton se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë lagjeve të qeverisë së Ukrainës në Kiev, transmeton portali arbresh.info.

Dhe një postim në Twitter nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës duket se konfirmon se trupat ruse janë në qytet.

Përkthimi thotë: “Në Obolon, armiku DRG. Kërkojmë nga qytetarët që të informojnë për lëvizjen e pajisjeve! Bëjini kokteje molotovi, neutralizoni pushtuesin!

Banorë të qetë – kini kujdes! Mos dilni nga shtëpia!”

Sirenat po dëgjohen në të gjithë qytetin.

Këshilltari presidencial i Ukrainës ka thënë se Rusia po planifikon të pushtojë Kievin dhe të vrasë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme