Google ADS

Të shtëna me armë në Paris

16:56 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia në Paris thonë se janë përgjigjur në thirrjen për të shtëna me armë në katedralen Notre Dame.

Zyrtarët u kanë thënë njerëzve të qëndrojnë larg zonës, një nga vendet turistike më të njohura të kryeqytetit francez, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve një person ka sulmuar një oficer policie me çekiç dhe më pas është qëlluar.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e kryera nga xhihadistët në Paris ku mbetën 130 persona të vdekur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme