Një grua e re u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një ndërtesë në Brooklyn.
Të shtënat e para ndodhën pak pas orës 9 të mbrëmjes në pjesën lindore të New Yorkut, në të cilën një 17 vjeçar u plagos në këmbë, tha zëvendës shefi i Departamentit të Policisë, Michael Kemper, në një konferencë për shtyp, raporton newyorktimes.
Të shtënat e dytë ndodhën rreth orës 23:15 në lagjen Bedford-Stevesent, dhe policia deklaroi se besohet se ka të bëjë me të shtënat e para, ku kishte ndejë të ditëlindjes.
Një vajzë 20-vjeçare u transferua në spital, ku u shpall e vdekur, njoftoi policia.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar, dhe sipas policisë, disa të dyshuar po kërkohen. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës