Google ADS

Të shtëna me armë gjatë turneut të video-lojërave në Florida

21:16 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Sulmuesi njoftohet se hapi zjarr në një zonë argëtimi në qendër të qytetit Jacksonville, në atë çka policët po e quajnë një “qitje masive”

Sherifi i Jacksonville ka postuar: “Qitje masive në Jacksonville. Qëndroni larg zonës. Zona nuk është e sigurt për momentin. QËNDRONI LARG.”

Në një video shihen qartë pamje ku lojtarët largohen me vrap pas dëgjimit të të shtënave.

Sipas të dhënave ka edhe të vdekur, së paku 4 persona janë konfirmuar të vdekur.

Pjesë e këtij turneu ishte edhe shqiptari Drin Gjoka, i cili kishte fituar sfidën Madden 2018, ai kishte postuar në Titter: “Sapo filluan të shtëna në turne. Po shkoj dhe nuk do të kthehem më.
“Jam shumë me fat. Plumbi ka depërtuar në gisht. Dita më e keqe e jetës sime.”/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme