Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

14:46 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

Një sulm masiv me armë në Gjermani ka ndodhur këtë pasdite dhe ka të ngjarë të ketë vrarë disa njerëz, ka thënë policia.

Policia në Aalen tha që të shtënat ndodhën të premten menjëherë pas mesditës në qytetin Rot am See, në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg, transmeton Telegrafi.

Ata thonë se disa të tjerë janë plagosur dhe ka të ngjarë që gjashtë persona të kenë vdekur.

Personi i dyshuar është arrestuar.

Policia tha se informacionet fillestare sugjerojnë që viktimat dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ishin të përfshirë më shumë të dyshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme