Të shtëna armësh në Francë, plagosen dy persona para një xhamie

18:51 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Dy persona janë qëlluar dhe plagosur para një xhamie në Brest në pjesën perëndimore të Francës, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Prokurori i Brestit, Jean-Philippe Recappe, ka deklaruar se një personi ka hapur zjarr mbi qytetarët jashtë xhamisë, e siç raportojnë mediat franceze njëri nga të plagosurit është imami kontrovers i quajtur Rachid El Ray.

Viktimat janë ekzaminuar në vendin e ngjarjes dhe janë spërkatur me ujë, për shkak të temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar këto ditë në Francë.

E televizioni francez “France 3” ka raportuar se personi i dyshuar është në arrati. Në anën tjetër nuk dihet nëse sulmi kishte motive religjioze, qërim hesapesh apo faktorë tjerë të panjohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme