Të shtëna me armë në universitetin turk, katër të vdekur

14:58 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Të paktën katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar si rezultat i të shtënave me armë në Universitetin Osmangazi në qytetin turk të Eskisehir, raporton AA.

Sulmuesi, që besohet të jetë një hulumtues universitar është arrestuar nga forcat e rendit, transmeton portali arbresh.info.

Të katër të vrarët si pasojë e sulmit ishin punonjës të universitetit: ndihmës dekani, një sekretar i fakultetit, një ligjërues dhe një anëtar i stafit nga fakulteti i arsimit të universitetit, specifikoi media.

Vetë sulmuesi raportohet të jetë studiues në universitet. Motivet prapa sulmit mbeten të pashpjegueshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme