Të shtëna me armë jashtë selisë së NSA-së

16:29 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Të paktën një person raportohet të jetë qëlluar dhe plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar tek selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Të shtënat nisën, pasi një fuoristradë e zezë ndaloi para hyrjes së ndërtesës në Fort Meade, Maryland, transmeton portali arbresh.info

Një zëdhënës i NSA-së tha për mediat lokale që zona jashtë agjencisë së Amerikës tani është e sigurtë pas një incidenti të sigurisë.

Raportimet e mëparshme thanë që rreth tre persona ishin plagosur.

Por zëdhënësi i policisë së Fort Meade Larry Whitley tha se një person ishte plagosur dhe transportuar në spital.

Është e paqartë nëse të shtënat u qëlluan nga një i dyshuar ose nga zbatimi i ligjit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme