Google ADS

Të shtëna me armë brenda kishës në Kajro

11:23 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia egjiptiane thotë se një person i armatosur ka sulmuar një kishë Koptike të Krishterë jashtë Kajros, transmeton portali arbresh.info

Sipas raportimeve të mediave egjiptiane, tre persona kanë humbur jetën mes të cilëve dy policë. Sulmuesi është vrarë gjatë luftimeve me policinë në Kishën Shën Mina në Helwan.

Pakica e krishterë është vënë në shënjestër rregullisht nga ekstremistët islamikë siç është Isis në vitet e fundit.
Më parë këtë vit të paktën 43 vetë u vranë në bombardime binjake në kishat koptike në qytetet e Aleksandrisë dhe Tantës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme