Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të pallatit mbretëror të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale, sugjeruan për një grushtshtet derisa disa të tjerë thanë se të shtënat u dëgjuan për shkak të rrëzimit të një droni në afërsi të pallatit mbretëror.
Gazetarja e Wall Street, Margherita Stancati, e cila raporton nga Riadi tha se nuk bëhej fjalë për puç.
“Nuk ka tentim puçi në Riad. Një dron u rrëzua pasi ishte shumë afër me pallatin e Mbretit”, shkroi ajo në Twitter.
Shefi i policisë në Riad tha se policia kishte rrëzuar një dron të paautorizuar në afërsi të pallatit.
Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.
Derisa fotot dhe videot e të shtënave po qarkullonin në rrjetet sociale, një aktivist i të drejtave të njeriut, Ghanem al-Masarir tha se mbreti Salman ishte zhvendosur në një bunker në bazën ushtarake të vendit.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...