Sapo kemi dëgjuar nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili lëshoi një paralajmërim të ashpër për të rinjtë për virusin.
“Një nga gjërat që ne po mësojmë është se megjithëse njerëzit e moshuar janë goditur më fortë, të rinjtë nuk kursehen”, u tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në Gjenevë, transmeton portali arbresh.info.
“Të dhënat nga shumë vende tregojnë qartë se njerëzit nën 50 vjeç përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë shtrimin në spital.
“Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: nuk je i pathyeshëm. Ky virus mund të të fusë në spital me javë të tëra, apo edhe të të vrasë”.
Ai shtoi: “Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni nëse shkoni mund të jenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”.
Në konferencën ditore, Dr. Tedros gjithashtu:
Shpreh shqetësimin për mundësinë e virusit “të fitojë një terren në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore”
Shpjegoi se “rënia e tregut të pajisjeve mbrojtëse personale kishte krijuar vështirësi ekstreme”.
Falënderoi “sektorin privat për hapat për të dhënë mbështetjen e tij për përgjigjen globale”.
Tha se OBSH “po punonte me kompani për të siguruar furnizimin dhe shpërndarjen e drejtë të testeve”./arbresh.info/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...