Të rinjtë në mbarë botën kanë organizuar protesta për të kërkuar veprime mbi ndryshimet e klimës. Miliona njerëz u larguan nga shkollat dhe vendet e tyre të punës të premten e kaluar, si pjesë e demonstratave para Samitit Rinor për Klimën në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg ndihmoi në frymëzimin e protestave, duke organizuar demonstrata javore vitin e kaluar duke u bërë thirrje liderëve botërorë të shtojnë përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Saqib Ul Islam njofton nga Nju Jorku.
Ata marshuan, brohoritën dhe shprehën shqetësimet e tyre … aktivistë të rinj në mbarë botën dolën në rrugë për të kërkuar veprime mbi ndryshimet klimatike.
Një nga marshimet më të mëdha u mbajt në Nju Jork, ku krerët rreth 200 e shteteve po mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Por para kësaj aktivistja adoleshente Greta Thunberg nisi Samitin e parë Rinore të Klimës në OKB.
“Ne treguam se jemi të bashkuar dhe ne, të rinjtë jemi të pandalshëm”.
Të rinjtë në mbarë botën jo vetëm që marshuan në rrugë për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike, por gjithashtu sollën ide dhe zgjidhjet e tyre për t’i ndarë me liderët botërorë këtu në Kombet e Bashkuara.
Shtatëmbëdhjetë vjeçarja Amanda Rodrigues de Carvalho u rrit në një ekosistem vetë rregullues në San Paulo, Brazil dhe ajo e paraqiti këtë si një zgjidhje të bazuar tek natyra për ndryshimin e klimës.
“Nëse i lemë pyjet të jetojnë dhe nuk i shkatërrojmë, kemi kaq shumë përfitime dhe nëse i ruajmë ato do të kemi shumë më tepër.”
Alhaji Ahmadsirabah nga Sierra Leone ka nisur një kompani tullash eko-miqësore për ndërtimin dhe qese letre për përdorim të përditshëm.
Yuqi Bai nga Kina tregoi çanta dhe bluza të bëra nga shishe plastike të përdorura.
Të rinjtë këtu kishin gjithashtu një mesazh për liderët botërorë që do të marrin pjesë në një samitin e OKB-së për ndryshimin e klimës të hënën.
“Dy fjalë, Veproni Tani … nuk ka kohë të mendoheni për këtë. Kemi faktet, shkencën dhe zgjidhjet, është koha për të marrë vendime”, thotë Sohayla Eldeeb.
“Ne nuk duam të jemi frymëzues; nuk duam të jemi të fortë, duam vetëm veprim”, thotë aktivistja Anaiah Thomas.
“Ju po rrezikoni jetën time dhe unë nuk do të rri duarkryq. Unë kërkoj veprime nga drejtuesit tanë qeveritarë”, thotë Lena Gasim Abdulkarim.
Një raport i OKB-së që do të dalë këtë javë pritet të konkludojë se ngrohja globale dhe ndotja po shkatërrojnë oqeanet dhe rajonet polare. Administrata Trump ka hedhur dyshime në një konsensus të gjerë shkencor se toka po ngroh dhe aktiviteti njerëzor është kryesisht fajtori për këtë./VoA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...