Duket e pabesueshme, por ka diplomatë të huaj në Athinë dhe Ankara që i tremben një lufte reale mes Turqisë dhe Greqisë, e cila mund të shpërthejë këtë muaj.
Ata arrijnë në këtë përfundim duke parë zhvillimet në Turqi si edhe episodet e nxehta mes dy vendeve në Egje, të cilat i afrojnë dy fuqitë rajonale drejt një konflikti të nxehtë, përcjell Albeu.com.
Neësit.gr shkruan duke iu referuar ambasadorit amerikan në Athinë se vëmendjaturke mund të kthehet nga Greqia pas përfundimit të operacionit në Afrin, nisur nga fakti se Erdoganit i duhet vazhdimisht një konflikt për të mbajtur të tensionuar shoqërinë turke.
“Turqia ka zgjedhur si strategji tani që të tensionojë raportet me Greqinë”, vijon portali grek duke iu referuar të njëjtave burime.
“Nëse vëmendja e Turqisë kthehet nga Egjeu dhe nëse Greqisë nuk i “mbajnë më nervat” duke iu përgjigjur provokimeve, atëherë pa frikë mund të gjendemi në një luftë të vërtetë këtë muaj”., shkruan gjithashtu Onalert.gr, transmeton Albeu.com.
Një ditë më parë, autoritetet ushtarake greke publikuan një video të posaçme duke i kthyer përgjigje turqve me luftën e Leonidës ndaj persëve ne Termopile.
“Do të vdesim këtu”, ishte mesazhi i fortë i videos në fjalë.
http://www.dailymotion.com/video/x6hcmjq
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...