“Bashkia e New Yorkut ka marrë me qira 700 dhoma hoteli për të izoluar të pastrehët e prekur me virusin, por kjo masë është e pamjaftueshme dhe është marrë shumë vonë”, deklaroi Fischer
ë pastrehët, të cilët vazhdojnë të jetojnë nëpër rrugë dhe strehimore në New York, qendra e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA, janë grupi më i prekur nga pandemia, ndërkohë që edhe drejtuesit e qytetit kritikohen për mosmarrjen e masave lidhur me çështjen.
Numri më i madh i të pastrehëve në SHBA ndodhet në New York i cili është metropoli më i madh i vendit dhe një prej qyteteve më të pasur në botë.
Sipas të dhënave nga Zyra për shërbimet e të pastrehëve në New York, në qytetin me një popullsi prej më shumë se 8 milionë banorë jetojnë mbi 70 mijë të pastrehë.
Edhe pse rrugët më të frekuentuara dhe stacionet e metrove në New York janë mbuluar nga një heshtje, të pastrehët vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugë dhe të flenë ende nëpër stacionet e metrove dhe trenave.
Michael Fischer, kryetari i organizatës së shoqërisë civile “Central Park Civic Association”, duke folur për Anadolu Agency (AA) kritikoi drejtuesit, zyrtarët e qytetit me arsyetimin se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme lidhur me të pastrehët.
– “Të pastrehët nuk kanë qenë prioritet”
“Bashkia e New Yorkut ka marrë me qira 700 dhoma hoteli për të izoluar të pastrehët e prekur me virusin, por kjo masë është e pamjaftueshme dhe është marrë shumë vonë”, deklaroi Fischer i cili tha se “Fatkeqësisht të pastrehët nuk kanë qenë një prej prioriteteve në New York”.
Fischer pretendon se në qytet kitet e testeve janë të pamjaftueshëm, se nuk kontrollohen mjaftueshëm strehimoret ku qëndrojnë të pastrehët dhe se të pastrehët nuk merren në konsideratë dhe se atyre nuk u kryhen testime.
Ai ka tërhequr vëmendjen se koronavirusi vërehet në New York prej rreth dy muajsh, ndërkohë që sistemi imunitar i të pastrehëve është i dobët dhe kanë probabilitet të lartë për t’u prekur nga virusi.
“Shumë të pastrehë flenë ende nëpër metro. Sikur të kolliten, të teshtinë do të përhapin virusin nëpër metro. Edhe të tjerët mund t‘i infektojnë ata. Edhe më e keqja është se në metrotë ku flenë të pastrehët hipin punonjësit e shëndetësisë dhe korrierët. Këto njerëz që ne duhet t’i mbrojmë janë përballë rrezikut”, tha Fischer.
Zyrtarët e zyrës për shërbimet e të pastrehëve në New York, që janë kontaktuar nga gazetari i AA-së, kanë lënë pa përgjigje pyetjet lidhur me atë se sa të pastrehë janë të infektuar në qytet dhe se sa prej tyre kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Sipas lajmeve në shtypin lokal mësohet se COVID-19 është regjistruar tek 244 persona që jetojnë në strehimore, tek 13 persona që jetojnë rrugëve, ndërsa 13 të pastrehë kanë vdekur nga koronavirusi.
Në New York ku për shkak të COVID-19 kanë vdekur mbi 6.000 njerëz numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 150 mijë.
Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA, me COVID-19 janë prekur 432.132 njerëz ndërsa kanë humbur jetën 14.817 të tjerë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...