Google ADS

Të paktën tre të vdekur në protestat e Jalalabadit

21:44 | 18 Gusht 2021
L G

Në qytetin afgan Jalalabad, talebanët kanë qëlluar mbi demonstruesit që në sheshin e qytetit kanë hequr flamurin e tyre duke e zëvendësuar me atë të shtetit të Afganistanit, shkruan CNN duke u thirrur në burime nga vendi i ngjarjes.

Siç raporton Al Jazeera, në këto përleshje dhe të shtëna kanë humbur jetën të paktën tre persona, derisa mbi 10 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, talebanët kanë rrahur disa demonstrues, e në rrjetet sociale mund të shihen pamjet e demonstruesve që ngjiten në shtatore për të vendosur flamurin e shtetit afgan.

Pamje tjera tregojnë demonstruesit në rrugë duke valëvitur flamurin afgan – madje edhe mund të dëgjohen edhe të shtënat.

Një prej demonstruesve ka thënë se pavarësisht dhunës, do të protestoj sërish “për të parandaluar talebanët të heqin flamurin e shtetit afgan”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme