Të paktën tre civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

17:24 | 21 Tetor 2023
KRG

Të paktën tre civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në Ukrainë të premten dhe të shtunën, ndërsa forcat ruse vazhduan të godisnin rajone në të gjithë vendin dhe të avanconin në lindje, njoftuan zyrtarët lokalë ukrainas të shtunën.

Sipas guvernatorit lokal ukrainas Serhii Lysak, një person humbi jetën ndërsa forcat ruse sulmuan qytetin Nikopol nga Zaporizhzhia qyteti ku ndodhet centralin bërthamor më i madh i Ukrainës që Rusia e mori nën kontroll në fillim të luftës.

Në Kryvyi Rih në pjesën qendrore të vendit, një 60-vjeçar vdiq të premten në mbrëmje kur një raketë ruse goditi një objekt industrial, sipas postimeve në Telegram nga kryebashkiaku Oleksandr Vilkul. Gruaja e tij u plagos rëndë.

Kryebashkiaku tha se raketat dhe dronët rusë goditën përsëri gjatë natës.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, u tha gazetarëve se forcat ruse shkatërruan depot e karburantit dhe municionit të ushtrisë ukrainase pranë aeroportit lokal të Kryvyi Rihit. Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar ndaj pretendimit rus.

Në rajonin Kherson në vijën e parë të frontit në Ukrainën jugore, një civil u vra dhe një tjetër u plagos nga sulmet masive të trupave ruse, tha të shtunën guvernatori Oleksandr Prokudin./VOA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme