Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, thanë autoritetet të hënën.
Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera gra, njoftuan autoritetet.
Policia greke i gjeti 36 njerëz gjallë në pjesën veriore të ishullit Samos. Ndërkohë, tre njerëz të tjerë që kishin ngecur në një zonë gurore në këtë ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare.
Avionë dhe anije ndihmuan për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, tha roja bregdetare.
Sipas një oficeri të rojës bregdetare, autoritetet u njoftuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 njerëz ishin në bordin e barkës që i solli ata në Samos.
Greqia, e cila shtrihet në këndin juglindor të Bashkimit Evropian, është portë e parapëlqyer për hyrje në Evropë për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Më shumë se një milion e kaluan emigrantë dhe refugjatë u futën në ishujt lindor të Greqisë nga Turqia më 2015 dhe 2016. Shumë prej tyre u mbytën në përpjekje për ta bërë këtë rrugëtim të rrezikshëm me anije të dobëta.
Numri i tyre ra më vonë, por filloi të rritej sërish vitin e kaluar.
Rreth 54.000 emigrantë kanë arritur në Greqi deri tani këtë vit, që është numri i dytë më i lartë në Evropën jugore, pas Italisë. Shumica dërrmuese e tyre mbërritën me anije, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNFCR./REL
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...