Të paktën shtatë mësues u vranë sot nga të shtënat në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët, pa specifikuar nëse ishte hakmarrje për vrasjen e një mësuesi më herët në zonë.
Të dy incidentet ndodhën në Parachinar, Kurram, jo shumë larg kufirit me Afganistanin, thanë zyrtarët, raportoi Reuters.
Autoritetet rajonale kanë dhënë raporte kontradiktore për motivin e vrasjeve.
Në një deklaratë nga zyra e kryetarit të provincës, thuhet se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje pronësore, ndërsa komisari rajonal tha se shkak duket të jetë antagonizmi sektar.
Mësuesi i vrarë në incidentin e parë ishte një mysliman sunit, ndërsa mësuesit e vrarë në sulmin e dytë në shkollë ishin myslimanë shiitë, tha komisioneri Saiful Islam për agjencinë britanike.
“Për momentin nuk dihet nëse incidenti i dytë ka qenë një reagim ndaj të parit”, tha ai dhe shtoi se është shtuar siguria në zonën ku tashmë ka tensione për shkak të dhunës sektare./Euronews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...