Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera, thanë autoritetet.
Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona. Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi.
Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar.
Përmes një video-mesazhi, Sadovyi tha se ky ishte sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Lviv, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.
Zelensky po ashtu ka publikuar pamje me dronë të dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.
Qindra mijëra ukrainas, që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zonat në lindje dhe pjesë të tjera të shtetit, janë strehuar në Lviv.
Lviv gjendet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra larg kufirit me Poloninë. /REL
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...