Të paktën dy të vdekur nga sulmi ndaj televizionit privat në Kabul

12:20 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të paktën dy të vdekur nga sulmi ndaj televizionit privat në Kabul

 ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj televizionit në Kabul ku mbetën të vdekur të paktën dy persona, transmeton arbresh.info.

Sipas raportit të policisë ka rreth 20 të lënduar si pasojë e sulmit

Najib Danish, zëdhënës i ministrisë së brendshme ka treguar se dy viktimat kanë qenë një grua dhe një burrë që kanë qenë roje të sigurisë në televizionin Shamshad TV.

Veç tyre është bërë e ditur që sulmi është bërë nga dy sulmues të ndryshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme