Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje, pasi një person i armatosur hapi zjarr në konviktin Campbell Hall në Universitetin e Miçiganit.
I dyshuari që është një 19 vjeçar ende është në arrati dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, transmeton portali arbresh.info
Të vdekurit nuk janë studentë, dhe policia tha se besojnë se goditjet ishin nga një mosmarrëveshje familjare.
Shkollat në Mount Pleasant, ku ndodhet universiteti, janë në “modalitetin e sigurt” – dmth të gjitha dyert e brendshme janë të mbyllura, roletat janë tërhequr dhe askush nuk lejohet të hyjë në ndërtesa.
Universiteti që ka rreth 20 mijë studentë është dy orë në veriperëndim të Detroit./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador