Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore ruse në qytetin e Çernihivit, sulme që presidenti Volodymyr Zelensky, tha se nuk mund të zmbrapseshin sepse Ukraina ka mungesë “të madhe” të mbrojtjes ajrore.
Ai tha se mungesa e sistemeve të mbrojtjes ajrore është për shkak të pakësimit të furnizimeve nga aleatët, veçmas nga Shtetet e Bashkuara, ku politikanët kanë bllokuar një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 62 miliardë dollarësh.
Vyacheslav Chaus, guvernatori i rajonit të Çernihivit, tha se sulmet ajrore nga forcat ruse ndodhën pas lëshimit të sirenave paralajmëruese në orën 08:50 më 17 prill. Të paktën dhjetë persona janë konfirmuar se janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i qytetit të Çernihivit, Oleksandr Lomako, tha se sulmet goditën infrastrukturën civile të qytetit, i cili gjendet rreth 145 kilometra në veri të Kievit.
Çernihivi është goditur disa herë nga sulmet ruse që kur tanket e Moskës hynë në Ukrainë nga territori i Bjellorusisë fqinje në shkurt të vitit 2022.
“Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet. Kjo nuk do të ndodhte nëse Ukraina do të pranonte pajisje të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe nëse vendosmëria e botës për të luftuar terrorin rus do të ishte e mjaftueshme”, shkroi Zelensky në Telegram.
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës, teksa trupat e Kievit po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Zyrtarët ukrainas i bëjnë thirrje vazhdimisht Uashingtonit dhe aleatëve të tjerë të rrisin furnizimet ushtarake për Ukrainën, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë kritike për mbrojtjen edhe të shteteve fqinje./rel
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...