Të paktën 80 persona formojnë një zinxhir njerëzor për të shpëtuar një familje nga mbytja në det

21:26 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Dhjetëra njerëz që po pushonin në një plazh në Gjirin e Meksikës, kanë reaguar shpejt për t’iu ardhur në ndihmë disa personave që rrezikonin të humbnin jetën pasi u kapën nga një rrymë e fuqishmë në det.

Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, duke përfshirë edhe gjyshen e cila pësoi sulm në zemër rrezikon jetën në plazhin e Floridas, në Panama City, transmeton portali arbresh.info

“Njerëzit kanë reaguar shpejt dhe një gjest i tillë sjell në fokus që ndoshta nuk duhet humbur shpresat në këtë botë”, ka thënë Derek Simmons, i cili ka organizuar zingjirin njerëzor.

Pas reagimit të Simmons dhe gruas së tij, njerëzit i janë bashkuar menjëherë gjestit të tij, duke i dhënë atij mundësinë që të notojë drejt familjes që rrezikonte të mbytej./Arbresh.info

19732185_1792943004055950_2391099175474643090_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme