Të paktën 45 persona kanë humbur jetën si pasojë e shiut të fortë dhe përmbytjeve të shkaktuara nga uragani Ida, i cili ka prekur edhe pjesën verilindore të SHBA-së.
Uragani Ida, i cili goditi pjesën verilindore pas shtetit Louisiana në jug, shkaktoi reshje të mëdha shiu në shtetet New York, New Jersey, Pennsylvania, Maryland dhe Connecticut.
Ndërsa 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në New York, numri i vdekjeve në New Jersey ka shkuar në 23.
Ndërkaq, së bashku me shtetet Pennsylvania, Maryland dhe Connecticut, numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 45.
Guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy, tha se shumica e të vdekurve janë njerëz makinat e të cilëve janë përmbytur.
Derisa përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, autoritetet kanë shprehur shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.
Në qytetin e New York-ut, ku kryebashkiaku Bill de Blasio ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, stacionet e metrosë u përmbytën dhe shumë njerëz u bllokuan në stacione, raporton Anadolu Agency.
Një tornado në jug të New Jersey-t dëmtoi kulmet e shtëpive dhe përmbyti një autostradë në Philadelphia në Pennsylvania.
Po ashtu, në New Jersey, Aeroporti Newark u përmbyt për shkak të shiut të fortë dhe shumë fluturime u anuluan.
Më shumë se 200.000 njerëz në New York, New Jersey dhe Pennsylvania janë ndikuar nga ndërprerjet e energjisë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA